Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Në komunat veriore qendrat e votimit hapen me kohë

    06/10/2019 | 07:55
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në veri të Mitrovicës janë hapur qendrat e votimit në ora 7:00 të mëngjesit, dhe vërehet numër i vogël i qytetarëve të cilët kanë dalë për të votuar në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Ata deri tani po votojnë me letërnjoftime të Republikës së Kosovës.

    KosovaPress-i mëson se edhe në tre komunat veriore të vendit, Zveqan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë hapur qendrat e votimit me kohë, ndërsa gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

    Ndryshe, në shtatë qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, 22 mijë e 457 votues do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre legjitime për të votuar.

    Ndërsa, në komunën e Leposaviqit, të drejtë vote kanë 17 mijë e 993 qytetarë, të cilët mund të votojnë në 18 qendra të votimit me gjithsej 31 vendvotime.

    Në Zveqan të drejtë vote kanë 9 mijë e 209 persona, qendra të votimit janë 7, ndërsa vendvotime 13, si dhe në Zubin Potok, të drejtë vote kanë 8 mijë e 528 qytetarë, ndërsa numri qendrave të votimit është 12 dhe i vendvotime 16.

    Numri total i votuesve në katër komunat veriore është 58 mijë e 187, i qendrave të votimit 44, ndërsa i vendvotimeve 87.

    Në anën tjetër, edhe në jug të Mitrovicës 28 qendrat e votimit me gjithsej 104 vendvotime janë hapur me kohë dhe gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve, ndërsa 80 mijë e 606 votues do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.