Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mustafa shpreh ngushëllime për vdekjen e hoxhë Asllan Muratit: Ishte besnik i frymës së Ibrahim Rugovës

    03/10/2019 | 14:30
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për vdekjen e hoxhës Asllan Murati nga Mitrovica.

    Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mulla Asllani ishte besimtar i pamposhtur dhe besnik i frymës së Ibrahim Rugovës.

    Postimi i plotë:

    Të nderuar familjarë dhe bashkbesimtarë të Mulla Asllan Muratit

    Ju shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta e Kryeimamit të Mitrovicës, këtij veprimtari dhe patrioti tanë të shquar!

    Gjithherë kisha kënaqësinë ta takoja Mulla Asllanin në Mitrovicë dhe Prishtinë. Besimtarin e pamposhtur dhe besnikun e frymës së Ibrahim Rugovës. Njeriun, që së bashku me prof Latif Berishën ktheu dhe ruajti eshtrat e Isa Boletinit deri në rivarrimin në Kullën e Boletinit.

    Është privilegj të përjetosh një periudhë afërsie me Mulla Asllanin, sikurse është nderë të kujtosh njeriun me virtyte të larta kombëtare e fetare.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    • Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan detajet nga takimi në Davos- Më dha mesazh për Kosovën!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.