Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sot feston ditëlindjen e 44’të, ndërsa edhe këtë rast, ajo e ka lidhur me sloganin e VV’së, ‘erdhi dita’, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka njoftuar se sot feston ditëlindjen.
‘Erdhi dita me ma uru ditëlindjen e 44’të”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
#ErdhiDita me ma uru ditëlindjen e 44😎
I vërtetë është viti se ngado që e numëron njejtë i bjen. Për këtë periudhen e fundit të jetës time e dini si më ka shku, me tenaltëze e teposhtëze sa të duash. Me vrapime, gëzime, shqetësime edhe bukfale edhe simbolike.
Por çka nuk e dini është se:
Mëngjesi shumë i hershëm i 16 Tetorit, 1975 ka pasë shi rrëke, Mami më tregon me fjalët: Toka nuk e mbajke. Dhimbjet e lindjes i kanë fillu Mamit në orët e vona të 15 Tetorit dhe orët e para të 16 tetorit, në ora 2 e 30 e mëngjesit kam lindë unë, Mimoza, vajza e dytë e Shakës dhe Ademit, në Spitalin e Gjakovës. Lindja nuk është kryer në sallën e lindjes, por në sallën e pritjes, se nuk ju kam dhënë afat me e fut Mamin aty, kam qenë me ngut me dalë në këtë Botë, me e pa shiun dhe borën, Diellin dhe retë, të Gjakovës, Kosovës dhe pastaj edhe kudo që më shkeli këmba.
Emrin nuk ma kanë lënë prindërit, por Sabahate Kusari e cila si shoqe e Mamit e vizitoi në spital dhe i propozoi emrin që ishte hit në atë kohë në Shqipëri (vajza e dytë mooo, mund të ishte djalë më mirë 😏).
Për ata që më kritikojnë sot, ju kënaqi zemrën me ju tregu se kam qenë fëmijë shumë i vështirë, vajse dhe e zhurmshme.
Kam qajtë aq shume sa krejt hyrja e banesës në Gjakovë e ka ndi vajin tim.
Si fëmijë duke u rritë kam qenë shumë e gjallë dhe sherr.
Në klasën e katërt fillore, kam fillu me vozit biçikletën e Babit në Gjakovë (e zezë e madhe dhe e papërshtatshme për fëmijë) dhe kam bë egzibicione me të.
Mami dhe Babi kanë qenë duke e përjetu shokun e jetës së tyre kur ia kam pre rrugën autobusit lokal në Gjakovë dhe gati sa nuk më ka godit autobusi para syve të prindërve.
Patentën e automobilit e kam marrë si 19 vjeqare dhe njejtë ia kam marrë automobilin Babit pa e pyet, shumë shpesh.
Të tjera storie ka shumë, por kjo një intro për gruan 44 vjeqare sot që nuk e ndiej fare peshën e moshës, por jetën e jetuar dhe e festoj përvojën e fituar me vite.
Mu rrëzu jam rrëzu mjaft, por pak ma shumë herë jam ngritë në këmbë, prandaj i mbaj këmbët fortë në tokë.
Ju faleminderit të gjithëve që keni fillu me m’uru dhe atyre që do të më uroni gjatë ditës.
44-shi po me pëlqen e dita ende veç sa ka fillu ./gazetametro.net