Në sallën e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë është mbajtur sot një mbledhje për Ferit Dibranin, profesorin dhe publicistin e njohur nga Vushtrria.
Para të pranishmëve një biografi për Dibranin e ka lexuar Prof.Izet Miftari duke treguar në pika të shkurtëra për biografinë e pasur të Prof.Ferit Dibranit.
Një fjalë rasti në këtë mbledhje komemorative e morri edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili tha se Ferit Dibrani ishte shëmbëlltyra më e mirë e një gjenerate të mësimdhënësve shqip në këto troja ku mohohej gjithqka që ishte shqiptare.
“Me punën dhe angazhimin e tij, me 12 veprat që shkroi dhe sidomos kjo e fundit ku përmblodhi të gjithë mësimdhënësit të komunës së Vushtrrisë në një vepër të vetme, krijoi një enciklopedi të arsimit shqip në komunën e Vushtrrisë, dhe për këtë në emrin tim dhe të gjithë qyetatarëve të Vushtrrisë jam mirënjohës, por njëkohsisht më lejoni që të shpreh ngushllimet më të sinqerta,” tha Tahiri në fjalimin e tij në mbledhjen komemorative.
Gjithashtu para të pranishmve foli edhe i biri i Ferit Dibranit, Arsimi i cli falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe respektin ndaj babait të tij.
Para të pranishmëve gjithashtu folën edhe Flamur Shala, i afërm i Dibranit, dhe mjeku i njohur vushtrrias, Faik Bllata./VushtrriaOnline