Autoritetet malazeze, mëngjesin e së hënës, kanë nisur shembjen e staneve të shqiptarëve në bjeshkën e Ishtedimit në Mal të Zi.
Fatmir Gërvalla, përfaqësuesi banorëve të këtyre staneve, e ka bërë të ditur lajmin duke thënë se nuk janë lejuar nga autoritetet malazeze, të shkojnë në vendngjarje për të parë se çfarë po ndodh me stanet që i trashëguan nga stërgjyshërit e tyre.
Ai ka thënë se nuk do të ndalen dhe se do të protestojnë për të kundërshtuar këtë vendim të Malit të Zi, të cilin po e konsiderojnë si të padrejtë.
Pronarët e staneve e të tokës bjeshktare në Ishtedim, pohojnë se çështjen pronësore e kanë për gjykim në Gjykatën Supreme të Malit të Zi, po ende nuk kanë marrë një vendim prej saj.
Po ashtu edhe një shqiptar tjetër, Avni Shala ka publikuar fotografi të staneve të cilat janë rrënuar nga autoritetet malazeze.
Shikoni fotografitë dhe videon më poshtë.