Shtabi Zgjedhor i LDK-së ka mbajtur konferencën e parë për media për zgjedhjet e sotme të parakohshme në vend.
Doruntinë Maloku nga ky subjekt ka thënë se LDK-ja ka të angazhuar 2843 komisionerë dhe 5870 vëzhgues në këto zgjedhje.
“LDK –ja ka të angazhuar 2843 komisionerë dhe 5870 vëzhgues. Mirëpresim angazhimin e policisë së Kosovës për të siguruar mbarëvajtjen e procesit dhe gatishmërinë e zyrës së Prokurorit të Shtetit për të marrë masa aty ku duhet”, ka thënë ajo, raporton “Zeri.info”.
Tutje ajo ju ka bërë thirrje që të dalin sa më shumë votues në zgjedhje.
“Ne ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin masovikisht për të votuar sepse vetëm kështu marrim përgjegjësi për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne jemi të gëzuar që procesi ka filluar mbarë dhe shpresojmë që kështu edhe do të përfundojë. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë”.
Nga ky subjekt politik janë paralajmëruar edhe konferenca të tjera gjatë ditës../ZERI

