Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një deklaratë së fundi po krahason Franjo Tudjman me kriminelin serb Slobodan Milosevic, duke thënë se ka kaluar koha e këtyre të dyve që i vizatonin kufijtë nëpër Bosnje e Hercegovinë.
Gjatë ditës së sotme Kurti ka dhënë një intervistë për Al Jazeera, kur ndër deklarata të shumëta të dhëna, ai krahason edhe Tudjmanin me Milosevicin.
Ish-Presidentin Kroat Tudjman, ai e barazon me ‘kasapin e Ballkanit’ Milosevicin, sa i përket kufinjve të Bosnjë e Hercegovinës.
“Ka kaluar koha kur Tudjman dhe Milosevic i kanë vizatuar kufijtë nëpër Bosnjë e Hercegovinë”, ka thënë Albin Kurti.
Tutje, ai vazhdoi duke theksuar se tash është shekulli i 21’të dhe se Kosova duhet të integrohet në Bashkimin Europian.
Kujtojmë se ish-Presidenti Kroat, Franjo Tudjman konsiderohet si ‘arkitekti’ i ndarjes nga Jugosllavia, dhe te kroatët, ai njihet si heroi më i madh në historinë moderne.
Ndërkaq, krahasimi i Tudjman me Milosevicin nga ana e Kurtit, pritet të nxitë reagime në shtetin kroat.
Ndryshe, deklaratën e Kurtit mund ta ndiqni në videon më poshtë, nga minuta e 7’të./gazetametro.net/