Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Kosnett, kujtoi se sikurse SHBA edhe në Kosovë secila votë vlen.
“Në Kosovë, sikurse në SHBA secila votë vlen. Secili zë ka rëndësi. Çfarëdo pikëpamje që keni, këdo që e mbështesni – më 6 tetor dilni dhe votoni. Për veten, për shtetin, për të ardhmen tuaj”, ka thënë Kosnett.

