Komuna e Mitrovicës në emër të organeve të saj u shpreh ngushëllime familjes, miqve, qytetarëve si dhe të gjithë besimtarëve për vdekjen e imamit Mulla Asllan Murati.
Nga kjo komunë thonë se Murati me kontributin e tij do të mbetet hoxhë emblemë i Mitrovicës.
Ja telegram ngushëllimi i plotë:
Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes se Mulla Asllan Murati, hoxhës më të vjetër të qytetit
Komuna e Mitrovicës në emër të organeve të saj u shpreh ngushëllime familjes, miqve, qytetarëve si dhe të gjithë besimtarëve për vdekjen e imamit, mësuesit e studiuesit tonë të mirënjohur, njëherit veprimtarit të çështjes kombëtare, ish kryetarit të KBI-Mitrovicë, Mulla Asllan Murati.
Jeta dhe vepra e imamit të nderuar Muratit tregojnë më së miri për diapazonin e gjerë të diturisë së tij dhe për virtytet e tij fisnike. Me kontributin e tij të dhënë ai do të mbetet hoxhë emblemë i qytetit tonë, i cili me punën e tij arriti të tregoi më së miri se çfarë është një shqiptar i mirë dhe një besimtar i mirë, që përçon dritë në mënyrë të drejtë.
Zoti e mëshiroftë dhe me xhenet e nderoftë imamin e nderuar, Mulla Asllan Murati.
Ngushëllime gjithë imamëve dhe kolegëve të imam Muratit në Mitrovicë dhe në gjithë Kosovën.