Përfaqësuesja e Kosovës në karate do të marrë pjesë në Karate 1 Premier Ligën, që mbahet prej 4-6 tetor 2019 në Moskë të Rusisë.
Ekipi ynë përbëhet nga garuesit: Fortesa Orana (68 kg), Adelina Rama (61 kg), Herolind Nishevci (84 kg) dhe Elhami Shabani (75 kg).
Kjo garë është e rëndësishme për të fituar pikë Olimpike Tokio 2020, ndërsa marrin pjesë vetëm 100 garuesit më të mirë./Zëri.info