Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiq tha sot se çështja e Kosovës është thelbësore për ndryshimin e regjimit përparimtar, sepse sipas tij presidenti i Serbisë dhe SNS-ja (Partia Progresiste serbe e Aleksandar Vuçiqit do të qëndrojë në pushtet me vite, nëse lejohet të nënshkruajë një marrëveshje njohjeje.
“Për kolegët e mi nga Aleanca për Serbinë dhe Opozitën, disa prej të cilëve nuk ndajnë qëndrimin tim për Kosovën, unë them që edhe për arsye praktike, ne nuk mund të lejojmë që Vuçiqi të përfundojë çështjen e Kosovës ashtu siç e kishte menduar, pra me “demarkacion, sepse ne nuk do t`i bartim pasojat e saj”, tha ai, transmeton Klan Kosova.
Jeremiq tha se Vuçiqi mësuar nga përvoja e Millosheviqit, nuk do të qëndrojë këmbëkryq dhe të pres që miqtë e tij nga komuniteti ndërkombëtar ta lëshojnë atë poshtë ujit pasi të kishte zgjidhur çështjen e Kosovës, transmeton Klan Kosova.