Kandidatja e LDK-së në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, del të jetë kandidatja më e votuar në Vushtrri.
Sipas një burimi të VushtrriaOnline, Krasniqi ka grumbulluar një numër të konsideruar votash që e bëjnë atë kandidatën më të votuar nga të gjitha subjektet politike Vushtrri.
Për këtë ka njoftuar edhe vet kandidatja në llogarinë e saj në instagram duke shprehur falënderime për besimin dhe votën që i është dhënë asaj në këto zgjedhje.
Megjithatë ende mbetet të konfirmohet edhe zyrtarisht e numerikisht e ardhmja e saj si deputete e Kuvendit të Kosovës.