Dega e LDK-së në Vushtrri dhe kandidatët e saj për deputet kanë mbajtur sot tubimin e rradhës zgjedhor në Shkollën “Ali Kelmendi” të Vushtrrisë.
Në këtë takim para të pranishmëve ka folur edhe kandidati për deputet nga LDK, Hysni Gërguri, i cili para të pranishmëve shpalosi disa nga zotimet që dalin nga platforma programore e LDK-së me Vjosa Osmanin, kryeminsitre.
Gërguri u shpreh se fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 6 Tetorit po e sheh në fytyrat e shumë anëtarëve e simpatizantëve të LDK-së në tubime zgjedhore, njëashtu edhe në tubimin zgjedhor në Nadakoc.
“Po e shoh në fytyrat tuaja fitoren e madhe të 6 tetorit!” u shpreh Gërguri ndër të tjera.