Policia e Kosovës dhe Prokuroria në një konferencë për media kanë dhënë detaje rreth aksionit të sotëm në veri të Republikës së Kosovës.
Baki Kelani dhe prokurori Sylë Hoxha kanë konfirmuar se gjatë aksionit është arrestuar një zyrtar policor.
Hoxha ka thënë se e ka intervistuar këtë person paradite dhe ka parashtruar në Gjykatën Themelore kërkesën për caktimin e paraburgimit.
Ndërkohë personi tjetër i arrestuar që nuk ka qenë në urdhëresën e Gjykatës, pas intervistimit është lëshuar dhe mbrohet në liri.
Sylë Hoxha ka thënë se ndaj personave për të cilët janë zgjeruar hetimet ka prova se kanë punuar dhe vepruar nën urdhrat e Milan Radojicicit dhe grupit të tij.
Këta persona dyshohet se nuk i kanë kryer hetimet e duhura procedurale dhe se i kanë fshehur disa prova të vr…eve të ndryshme, jo vetëm për rastin e Radojcicit.
“Personi i arrestuar sot është hetues. Dhe në bazë të të dhënave kemi parë që ka punuar nën direktivat e dikujt tjetër. Ka pasur raste kur është punuar shpejt e shpejt, por ka raste kur nuk janë marrë vendimet e duhura procedurale”, ka thënë Hoxha, raporton Gazeta Express. /Express/