Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri sonte në RTK ka komentuar deklaratën e publicistit, Veton Surroi se do të bëhej pjesë e Qeverisë Kurti, transmeton Periskopi.
Haziri mendon se Surroi është i mirë për ministër të Jashtëm, por jo për president.
‘Veton Surroi mund të jetë i mirë për ministër të Jashtëm. Për mua Vetoni dhe përvoja e tij është e njohur, nuk është me anashkalu. Por tek presidenti në asnjë mënyrë. Isa Mustafa është kredibil me u mbulu atë’’.
Haziri ka theksuar se nëse u ofrohet pozita e kryeparlamentarit, do të vendosin se kënd ta dërgojnë.
‘’Nuk është plan i Kurtit, apo i LDK’së, por cështje e negociatave. Ato përgjegjësi nuk janë nda. Nëse LDK’së i bie ajo pozitë, ne vendosim se kush shkon në atë detyrë’’, ka thënë Haziri./PERISKOPI/