Bekim Haxhiu kandidatë për deputet nga radhët e PDK’së ka thënë se hapësirat janë të vogla për t’i zënë përkrahësit e PDK’së, shkruan Gazeta Metro.
Haxhiu ka treguar se bashkë me kandidatin për kryeministër Kadri Veselin kanë qëndruar në vendlindjen e tij në Ternavc ku siç shkruan ai janë takuar më bashkëluftetarët e UÇK-së.
Ai tha se pikat kryesor të partisë së tij janë: Lufta kundër korrupsionit, nepotizmit dhe abuzuesve të ligjit.
Shkrimi i plotë:
Faleminderit nga zemra për përkrahjen!
Një ditë para përfundimit të fushatës zgjedhore me kryeministrin e ardhshëm Kadri Veseli,
në vendlindjen time nē Ternavc takuam bashkëluftetarët e UÇK-së.
Hapësirat po janë të vogla për t’i zënë përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës në përkrahje të Kryeministrit të ardhshëm Kadri Veseli.
Lufta kundër korrupsionit, nepotizmit dhe abuzuesve të ligjit janë pikat kryesore të programit politik të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministrit Kadri Veseli.
Duke i luftuar këto dukuri negative, ne i hapim rrugë zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar./gazetametro.net

