Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj takohet me veteranët, premton rritjen e pensioneve

    04/10/2019 | 17:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Haradinaj në një takim me veteranët e UÇK-së është zotuar se do të miratohet ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës, e po ashtu do të përmisohet ligji aktual, ku do të rriten pagat minimale dhe po ashtu edhe pensionet.

    Këtë e ka thënë Ramush Haradinaj në një postim në Facebook, përveq të tjerash ai është ndjer edhe krenar që kanë qenë shumë në luftë dhe janë bashkë në shërbim të vendit.

    Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

    Me kategoritë e lirisë në Deçan, krenar që në luftë ishim shumë dhe sot jemi bashkë në shërbim të vendit. Sikur dje në përpjekjet për liri edhe sot në kushte paqeje, ballëhapur para veteranëve e invalidëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve. Gjatë qeverisjes, duke ua njohur vlerën kulmore, u jam përgjigjur të gjitha obligimeve ligjore ndaj kategorive të lirisë. Me marrjen e mandatit të ri si kryeministër i vendit, zotohem se në afat optimal do të miratohet ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës, do të përmirësohet ligji aktual dhe me rritjen e pagës minimale do të rriten edhe pensionet. Kënaqësi t’i takoja sot njerëzit që nuk kalkuluan interesat personale kur iu përgjigjen thirrjes së Atdheut dhe sot ata janë rreshtuar me konceptin 100% Kosovë, si garancë e ruajtjes së vlerave të patjetërsueshme, sovranitetit dhe terësisë territoriale.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.