Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime familjes së hoxhës Asllan Murati që vdiç sot.
Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se është pikëllues lajmi për kalimin në amshim të hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica, një burrë i respektuar dhe patriot.
“Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të hoxhë Asllan Muratit nga Mitrovica, një burrë i respektuar dhe patriot. Asllani ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini, që nga viti 1998 e deri në rivarrimin e tyre. Ngushëllime familjes Murati dhe miqve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu!”, ka shkruar Haradinaj.
Hoxhë Asllan Murati ishte kujdesur për eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini që nga viti 1998. Ai vdiç sot në mengjesë, ndërsa, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër rreth orësh 13:00 në Xhaminë Qendrore në Mitrovicë.

