Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj: Prioritet i qeverisë së ardhshme janë shtesat për fëmijë, reformimi i shëndetësisë dhe pensionet

    04/10/2019 | 16:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për kryeministër nga radhët e koalcionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, sot është takuar me disa gra nga Deçani. Ai ka thënë se si pjesë e zotimeve tona, kemi krijuar strategji që ka paraparë fuqizimin e gruas dhe parasheh barazinë gjinore që i garantojnë gruas në nivel nacional të drejtat e saja.

    Hardinaj gjithashtu ka shtuar se edhe pas 6 tetorit, gruaja do të ketë kujdes të veçantë në qeverisjen e ardhshme.

    “Mëngjeset i filloj çdoherë duke e pirë kafën me Nanën, si traditë e kujdesit që ne si popull kemi për familjen, e për gratë në veçanti. Sot, ishte vërtetë kënaqësi të shoh në Deçan shumë gra që po i besojnë konceptit të AAK-së për Kosovën 100 për qind shtet. Një shtet që ua garanton atyre barazinë gjinore në secilin dimension. Si pjesë e zotimeve tona, kemi krijuar strategji që ka paraparë fuqizimin e gruas dhe parasheh barazinë gjinore që i garantojnë gruas në nivel nacional të drejtat e saja. Edhe pas 6 tetorit, gruaja do të ketë kujdes të veçantë në qeverisjen e ardhshme”, ka shkruar Haradinaj.

    Tutje ai ka thënë se kemi finalizuar shumë punë si Ushtrinë e cila është arritja më e madhe, Trepçen e cila do t’i kthehet zhvillimit si dhe kemi kryer punën e energjisë dhe kemi arritur që të krijojmë rrethana pune për sektorin privat dhe kemi vendosur rregull në sektorin publik.

    “Kemi finalizuar shumë punë që i kemi gjetur në tavolinë. Ushtria është arritja më e madhe, e cila na siguron se jemi të mbrojtur nga çdo rrezik potencial. E kemi kryer edhe punën e Trepçës, e cila do të kthehet në zhvillim, për vendin. Kemi kryer edhe punën e energjisë dhe kemi arritur që të krijojmë rrethana pune për sektorin privat dhe kemi vendosur rregull në sektorin publik”, ka hënë ai.

    Në fund, Haradinaj ka thënë se prioritet i qeverisë së ardhshme janë shtesat për fëmijët reformimi i shëndetësisë dhe pensionet për të moshuarit, të cilat janë në tavolinë menjëherë pas 6 tetorit.

    “Tash prioritet i qeverisë së ardhshme janë shtesat për fëmijë, reformimi i shëndetësisë dhe pensionet për të moshuarit, të cilat janë në tavolinë menjëherë pas 6 tetorit. Me 6 Tetor votojmë dhe vendosim për 100 për qind shtet!”, ka përfunduar Haradinaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sot seancë fillestare ndaj të akuzuarit për dhunim seksual gjatë luftës në Vushtrri
    • Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
    • Lajm i hidhur: Ndërron jetë vogëlushi 6-vjeçar, Liam Azemi
    • Pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë- 4 të dyshuar dërgohen në mbajtje
    • Parashikimi i motit – ngrica dhe temperatura deri -9 gradë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.