Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka thënë se është pro bashkimit kombëtar shkruan, Gazeta Metro.
Haradinaj ka thënë se është pro bashkimit kombëtar teksa përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga ENQA e ka cilësuar si pasojë e politizimit të kësaj të fundit.
Ai ka thënë se nuk i beson Albin Kurtit, madje Haradinaj nuk hezitoi ta quajë Kurtin mashtrues.
“Unë ju siguroj se Kurti është mashtrues, nuk mund t’i besoj”, tha Haradinaj.
Ai kujtoi kohën kur Kurti nuk pajtohej me kombëtaren dhe flamurin e Kosovës.
“Kujtojmë kohën kur ai ofendojke njerëzit nëse dikush ka folur për kombëtare apo për flamurin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Megjithatë, Haradinaj pranoi se Kurti ka evoluar kohët e fundit.
“Tash vërejmë se ka evolu”, shtoi Haradinaj
Haradinaj ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje është komuniste”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ai ka folur edhe për planin ekonomik të Lëvizjes Vetëvendosje../gazetametro.net

