Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Daut Haradinaj u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve që me 6 tetor të bëhen pjesë e përbashkët e asaj që ai po e konsideron si fitore të madhe të koalicionit 100% shtet, njofton GazetaBlic.
Ai me anë të një shkrimi në “Facebook” u është drejtuar bashkëluftëtarëve të tij duke shkruar se besimi i tyre është nder dhe përgjegjësi për të dhe kolegët e tij kandidat.
Haradinaj madje i ka siguruar të gjithë se do të jetë zëri i tyre në çdo rrethanë duke e respektuar, siç thotë ai, sakrificën e madhe që e kanë bërë për këtë vend.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Të nderuar bashkëluftetarë.
Data 6 tetor është datë historike për të ardhmen e Kosovës shtet 100%. Andaj duke e ditur peshën e madhe që ju e keni, më lejoni të ju lus që të bëheni pjesë e përbashkët e fitores së madhe të koalicionit 100% shtet. Besimi i juaj është nder dhe përgjegjësi për mua dhe kolegët e mi kandidat. Ky besim çon porosi të kjartë se vendimet e drejta që u moren për ushtrinë, taksen, ruajtjen e sovranitetit e vendime tjera kruciale për shtetin, e kanë mbështetjen e madhe të popullit tonë. Unë si gjithmonë do jem zëri juaj në çdo rrethanë duke e respektu sakrificën e madhe që keni bë për këtë vend/ © GazetaBlic

