Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj, edhe njëherë tjetër është deklaruar i lumtur që luan për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.
Në mesin e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e tetorit, natyrisht se është edhe mbrojtësi i skuadër angleze, Florent Hadergjonaj, i cili ka quajtur kënaqësi grumbullimin me Kosovën.
“Kënaqësi të grumbullohesh nga vendlindja. Na presin dy takime të rëndësishme. Forca Kosova” – ka shkruar 25 vjeçari në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.