Një grabitje ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt, ku dy persona të maskuar e të armatosur kanë arritur që të grabisin një pompë derivatesh.
Grabitësit kanë shtënë me armë zjarri, por nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, transmeton koha.net.
Ata kanë arritur që të grabisin para të gatshme ndërsa kanë ikur me një veturë pa targa, sipas rojës së pompës, i cili ka qenë aty gjatë grabitjes.
Policia ka gjetur një gëzhojë të kalibrit 6mm në vendin e ngjarjes.