Gazmend Gjyshinca duket se do të jetë deputeti i rradhës që do të përfaqsoj Vushtrrinë në Kuvendin e Kosovës.
Ashtu sikurse nga LDK, edhe burime nga Vetëvendosje! flasin se Gjyshinca ka arritur numër të konsiderueshëm votash, e më shumë besueshmëri këtij lajmi i shton edhe fakti se Gjyshnica ka dhënë një falënderim me “mijëra” në llogarinë e tij në facebook, duke dhënë kështu sinjale se ai do të jetë deputet i ardhshëm në Kuvendin e Kosovës.
E votuar nga VV, poashtu thuhet të jetë edhe kandidatja tjetër, Fjolla Ujkani, ndonëse ende nuk ka të dhëna zyrtare nga KQZ.
“Mijëra e mijëra herë faleminderit!
Ju dua shumë! ❤️
Tash na pret puna për Republikën që duam!” ka shkruar Gjyshinca në facebook.