Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gjykata Speciale fton për intervistim njërin prej organizatorëve të UÇK-së

    17/10/2019 | 11:44
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prokuroria e Dhomave të Specializuara, i ka dërguar ftesë për intervistim Salih Mustafës, njërit prej organizatorëve dhe themeluesve të UÇK-së.

    Mustafa që tash është zyrtarë i lartë në Drejtorinë e Inteligjencës dhe sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes, duhet të paraqitet për intervistim në zyret e prokurorisë në Hagë, me 18 nëntor, shkruan Insajderi.

    Mustafa ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës. Gjatë veprimtarisë ilegale, ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vite burgim për organizim të kryengritjes së armatosur.

    Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës. Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.

    Mustafa ka qenë bashkëveprimtar dhe shokë ideali i Bahri Fazlisë, Agron Rrahmanit, Ilir Konushevcit, Raif Qelës, Fatmir Humollit, Isa Kastratit e shumë figurave tjera eminente.

    Sahil Mustafa ka qenë njëri nga themeluesit e LKQK-së. Kurse pas përfundimit të luftës vazhdoi misionin e tij për ndërtimin e institucione shtetërore. Fillimisht shërbeu si shef i departamentit informativ të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj edhe si këshilltarë për inteligjenc i kryeministrit Agim Çeku.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohet i dyshuari për su*lmin në Suharekë
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.