Ylli i Gjibraltarit, Brad Power ka bërë një gjest që meriton të duartrokitet pas humbjes së Kombëtares së tij me rezultat 1-0 kundër Kosovës.
Me të përfunduar takimi, Power u ndal për një foto me një fanse të hendikepuar të Kosovës, e cila pranoi edhe fanellën e lojtarit, raporton Periskopi.
Ky veprim është pritur me ngazëllim edhe nga Federata e Gjibraltarit.
Kujtojmë se golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Florent Hasani në minutën e 69-të. /Periskopi.com/