Një banesë është kapluar nga zjarri sot në orën 09:30 në lagjen Ulpiana, në Prishtinë.
Si pasojë e zjarrit janë lënduar gjashtë persona, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, ndërkohe që pesë të tjerë kanë marrë tretmanë në vendin e ngjarje.
Këtë e ka bërë të ditur për Insajderin, zëdhënësja për rajonin e Prishtinën, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohe që 5 te tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje ( probleme me frymëmarrje nga tymi).”, tha Ahmeti për Insajderin.