Me proces zgjedhor nesër do të ballfaqohet edhe shteti i Zvicrrës.
Atje në zgjedhjet federale do të konkurrojnë edhe 6 bashkatdhetarë në kantone të ndryshme.
Ata premtojnë trajtim më të mirë për personat me nevoja të veçanta.
VS Per zgjedhjet e nesërme federale konkurrojnë edhe 6 bashkatdhetar ne kontone te ndryshme zvicerane Luan Bardhi është kandidat i vetëm shqiptar ne zvicren franceze si pjese e partisë Liberale
Islam Alijaj nga Cyrihu, person me aftësi te kufizuara thotë se nëse zgjedhet deputet do angazhohet për trajtim më të mirë për këtë kategori të shoqërisë zvicerane.
Në listën e kandidatëve për deputet federal është edhe Arben Bulakaj nga kantoni Sentgalen, Ylfete Fanaj, kantoni i Lucernit, si dhe dy kandidate tjerë, Valentina Milici e Eduar Muqaj. /rtk