Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Gazeta franceze, zgjedhja e Vjosa Osmanit kryeministre do të ishte revolucion për Kosovën

    02/10/2019 | 14:56
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Si adoleshente, Vjosa Osmani i dëgjonte në heshtje mbledhjet tradicionale të burrave në odën e familjes përderisa ata bënin plane politike. Dy dekada më vonë, ajo mund të bëhet gruaja e parë që e udhëheq Kosovën, shkruajnë mediat franceze, raporton Gazeta Express.

    Nëse partia e qendrës së djathtë, Lidhja Demokratike e Kosovës, fiton zgjedhjet e gjashtë tetorit, presidenti Hashim Thaçi, do të duhet t’i besojë juristes 38-vjeçare detyrën për krijimin e një koalicioni. Nëse kjo do të përfundojë me sukses, ajo do të bëhet kryeministre.

    Ky do të jetë revolucion, pasi që Kosova ka shumë vite që drejtohet persona nga një parti e krijuar pas luftës së fundit (1998-1999), me partinë kryesore Partinë Demokratike të Kosovës.

    Vjosa Osmani i akuzoi ata për “sulm ndaj saj vetëm pse është grua”, duke sulmuar edhe mentalitetin arkaik me të cilin sipas saj ata kanë sunduar vendin për 20 vite.

    Nga dyzet komuna sa ka Kosova, asnjëra nuk drejtohet nga ndonjë grua. Atifete Jahjaga, ishte presidente e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016, mirëpo, ajo u emërua nuk u zgjodh, raportojnë mediat franceze.

    Edhe nëse një e treta e deputetëve janë gra, kjo bëhet vetëm për ta respektuar kuotën gjinore e vendosur nga një ligj i hartuar në Kuvend të Kosovës.

    Patriarkati po e zvogëlon përfshirjen e grave në politikë, kështu po thotë një raport i OJQ-së suedeze “Kvinna”, që mbron të drejtat e grave.

    Sipas këtij raporti, më shumë se një e treta e kosovarëve (38.3%) mendojnë se votuesit “nuk janë të gatshëm që të zgjedhin gratë”.

    Vjosa Osmani është deputete në parlamentin e Kosovës që nga viti 2011, ajo kishte studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Si kandidate për deputete në zgjedhjet e vitit 2017-të, Vjosa Osmanit iu dha numri 81 në listën e partisë së saj, mirëpo, kjo nuk e ndaloi atë që të arrinte rezultatin e dytë të LDK-së, në ato zgjedhje nacionale.

    Kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit në korrik të këtij viti, ky popullaritet i Osmanit bëri që LDK ta emërojë atë në krye të listës.

    Ariana Qosaj-Mustafa, nga Rrejti i Grave të Kosovës, po përpiqet që të zgjedhë ndikimin që do ta ketë zgjedhja e Osmanit, e cila mund të heqë elektoratin konservator, si dhe të tërheqë shumë vota të grave.

    Partia shpreson që të bindë edhe të rinjtë, pasi në Kosovë ka shumë banorë nën moshën 25-vjeçare.

    Në një tubim zgjedhor që Vjosa Osmani pati në Pejë, ka premtuar se do të dëbojë pushtetin dhe ata që po e mbysin Kosovën.

    “Me 6 tetor, ne do ta dërgojmë PDK-në dhe aleatët e saj të korruptuar në kundërshtim të gjatë”, tha Osmani.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.