Fatmir Spahiu është tifoz i zjarrtë i Kombëtares së Kosovës dhe nuk mungon në asnjë ndeshje.
Por problemin kryesor ai e ka pasur me fanellën pasi deri tani nuk ka arritur të siguronte numër për masën e tij.
Ai më herët ka bërë kërkesë në FFK, pasi që nuk e ka pëlqyer të udhëtonte në Europian me triko e me këmishë.
Kryetari Agim Ademi sot ia ka bërë dhuratë atij fanellën me masën e tij që mendohet se është 6XL.
“Kosova e para! Dresa erdhi! Falemnderit kryetar Agim Ademi“, ka shkruar Bufi në Facebook. /Indeksonline/