“Mjaft pritët në rend, siguro biletën në mënyrë efikase për të gjitha llojet e organizimeve”.
Ky slogan bie në sy në momentin e parë që secili tifoz futbolli futet në ueb-faqen kryesore për të blerë bileta për ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës.
Edhe pse tifozëve, nuk iu duhet të presin në rend, biletat në “tiks.app” është e vështirë të blihen. Por, e njëjta nuk i ndodhi edhe Fation Ibishit, tifoz që bleu bileta përmes kësaj ueb-faqeje, ani pse biletat që i bleu, ishin për një ndeshje krejt tjetër.
Megjithëkëtë, kur Ibishi bleu biletën për ndeshjen me Malin e Zi, biletat për miqësoren me Gjibraltarin, nuk ishin fare në shitje në ueb-faqe.
Ibishi tha se kjo situatë është e papranueshme dhe për këtë tha se do t’i ndjekë edhe rrugët ligjore.
Ndërsa, zyrtarë të ueb-faqes ‘’tiks.app’’ përmes telefonit kanë thënë se një rast si i Fation Ibishit, teknikisht nuk mund të ndodhë.
Bileta për ndeshjet e Kosovës vazhdojnë të shiten ende në tregun e zi përmes ueb-faqeve të ndryshme me çmime më të shtrenjta sesa ato realet, raporton KTV. Ky problem për qytetarët është shqetësuese dhe po cilësohet si vjedhje.
Arianit Ahmeti, zyrtar i FFK-së, nëpërmjet telefonit ka thënë se interesimi i madh bënë që shpesh të mos mbeten bileta.
Derisa për problematikën e shitjes së tyre në tregun e zi, tha se FFK-ja kërkon që të hetohen këto raste.
Kosova në tetor luan dy ndeshje, atë miqësore me Gjibraltarin më 10 tetor, derisa katër ditë vonë përballet me Malin e Zi.