Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka qëndruar në fshatin Korreticë e Epërme të Drenasit.
Shala njofton në Facebook:
Korretica e Epërme, si i tërë Drenasi, janë bashkuar si kurrënjëherë më parë rreth vizionit politik dhe ekonomik të Partisë Demokratike të Kosovës dhe liderit Kadri Veseli.
Dikur në ballë të luftës për liri dhe pavarësi – sot në ballë të proceseve reformatore për zhvillimin e vendit tonë, Kadri Veseli është njeriu të cilit sot i beson Drenica dhe krejt Kosova.
Kadri Veseli, po ashtu, beson në Drenicën, sepse e ka çuar rininë votrave të Drenicës dhe ka hëngër bukë në sofrat e Drenicës.
Askush nuk mund të pretendojë se mund t’ia zë vendin e Kadri Veselit në Drenicë.
Drenica kaherë i ka thënë PO Kadri Veselit … PO do t’i thotë edhe më 6 tetor.