Në listën e LDK-së që është një ndër listat më të pastra, më të ngritura dhe me përplot ekspertë të fushave të ndryshme , që nën drejtimin e Vjosa Osmanit synon kthimin e dinjitetit të shtetit dhe qytetarit të Kosovës, gjendet edhe kandidati i LDK-së për deputet Fahri Uka teknik medicional dhe një humanist të cilit vështire i gjendet shoku.
Uka ka qenë njeriu i parë që gjatë kohës së luftës është përballur me të plagosurit në rastet e konfrontimit direkt të ushtarëve të UÇK-së si dhe të plagosurve të granatimeve të shumta, shërbime edhe ndërhyrje këto që janë kryer në vendin e ngjarjes por edhe në ambulancën e ngritur në lagjen Beka në Kçiq të Madh.
Punën dhe kontributin në fushën e shërbimeve të ndryshme mjekësore Fahri Uka e ka vazhduar edhe pas luftës në Emergjencë në QKU në Prishtinë, ku njihet edhe çmohet skajshmërisht puna dhe angazhimi i tij, në secilin rast që vjen në spital. Uka është edhe një aktivist i madh në lokalitetin më të madh të vendit tonë, në Kçiq të Madh, duke kontribuar edhe ndihmuar në mënyra edhe forma të ndryshme bashkëfshatarët e vetë, gjë që ka ndikuar që ai të jetë i nderuar edhe respektuar nga të gjitha grup moshat edhe banorët.
Fahriu është këshilltar komunal nga radhët e LDK-së, në mandatin e parë ai ishte njeriu më i votuar në zgjedhjet lokale në të gjithë rajonin e Mitrovicës, ndërkohë që në zgjedhjet pasuese po ashtu ishte ndër më të votuarit. Ai përveç punës së palodhshme në QKU përkatësisht në Emergjencë, kohë pas kohe punon edhe në një ordinancë në Vushtrri, ndërsa me të kthyer në shtëpi puna e tij vazhdon me kontrolle, këshillime edhe ekzaminime të ndryshme anekënd fshatit. Andaj lokaliteti ku aia u lind, jeton edhe kontribuoi kaq shumë duhet ta mbështes Fahriun me votë me qëllim të arritjes së kuotës së votave të nevojshme për deputet, ashtu siç duhet të votoj edhe kreun e LDK-së në Mitrovicë dhe kandidatin për deputet Safet Kamberi dhe doktorantin e Ekonomisë po ashtu bashkë-vendasen tonë Flutura Beka –Kamberaj.
Votimi i numrit 134 që është numri i fitores së LDK-së dhe Kosovës, pastaj numrit 1- Vjosa Osmani kryeministre e Kosovës bashkë-vendase jona nga Mitrovica, si dhe votimi për numrat 33-Flutura Beka –Kamberak, numrit 43 – Safet Kamberi dhe numrit 91 –Fahri Uka është jo vetëm obligim por edhe detyrë për banorët e Kçiqit./Mitrovicatoppress
Shkrimi është artikull i sponzorizuar elektoral, dhe nuk është shkrim autorial apo qëndrim editorial i VushtrriaOnline.

