Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-së për Dialogun, Richard Grenell, e ka përfunduar takimin me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin.
Ai është parë më herët duke dalë nga kabineti i Thaçit.
Nuk dihet se çfarë kanë folur, pasi zyra e Thaçit ende nuk ka lëshuar komunikatë dhe mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje. Por, ajo që dihet është se Grenell vetëm Thaçit i ka shkuar në zyre, kurse gjithë të tjerët i ka thirrur në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.
Përfaqësuesi Special i Trumpit për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sot pritet t’i takojë veçmas edhe Albin Kurtin, Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn.
Të gjithë këta, siç mëson Periskopi, do t’i takojë me radhë në Ambasadën e SHBA-së në Arbëri.