Festivali tashmë tradicional “Takimet e Poetesheave Shqiptare”, nikoqir i të cilit është qyteti i Vushtrrisë do të shënoj edhe këtë vit edicionin e 37-të të tij, duke grumbulluar kështu poetet dhe poezitë më të mira nga mbarë viset shqiptare.
Festivali do të mbahet nesër nga ora 19.00 në Qendrën Rinore “Fahri dhe Naxhije Buçinca” të Vushtrrisë, në të cilin me poezitë e tyre do të paraqiten poete nga mbarë vendi dhe më gjerë.
Në këtë mbrëmje poetike do të ndahen edhe çmimet për poezitë më të mira.