Kandidati i PDK’së për deputet Shqiptar Demaçi nuk ka marrë vota mjaftueshëm sa për të kaluar pragun për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Për të qenë njëri nga deputetet e PDK’së në Kuvend këtë mandat duhej të kishte mbi 7500 vota, ndërsa Demaç, djali i atdhetrait Adem Demaçi ka marrë më pas se aq në zgjedhjet e 6 tetorit.
Shqiptar Demaçi, ka 1545 vota në Prishtinë, ndërsa 210 në Gjilan.
Kujtojmë, që Demaçi po ka kandiduar për herë të parë në zgjedhjet nacionale./gazetametro.net