Kandidati për deputet nga radhët e PSD Dardan Molliqaj ka bërë një rezyme të humbjes së kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit.Molliqaj e ka pranuar humbjen dhe ka theksuar se këtë humbje nuk ja atribojnë askujt.“Humbja e PSD-së dhe humbja e kandidatëve të PSD-së është humbje e jona .Unë mendoj se njerëzit kur humbin duhet me pas kurajon mos me u ba humbës të këqij.E pranoj me lehtësinë më të madhe këtë humbje dhe nuk ja atribuoj askujt” ka thënë Molliqaj në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Molliqaj ka folur edhe për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.“U vërtetu që ata që u morën me ne fituan. Vetëvendosja është e interesume me mbyt të vërtetën e Vetëvendosjes dhe ajo e vërtetë jemi ne ” ka thënë Molliqaj./Gazeta Blic/