Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq duke komentuar rastin e ndërprerjes së numërimit të votave nga Serbia pas rastit me zarfet që shkaktuan alergji ka thënë se kjo është “përpjekje që serbët e tyre t`i fusin në qeverinë e re të Prishtinës”.
“Kam frikë se nuk i intereson sesi votuan serbët, dhe serbët që do të hynin në atë qeveri nuk u interesojnë. Bëhet fjalë për njerëzit të cilët kur deshën ta bënin Ushtrinë e Kosovës direkt e shkelën kushtetutën e tyre”, tha ajo për Tv Pink.