Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ambasada në Prishtinë: I dërguari special për dialogun Serbi-Kosovë, post kyç në administratën e Trumpit

    04/10/2019 | 14:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Prishtinë, 4 tetor – Ambasada e SHBA në Prishtinë përmes një komunikate për media, duke konfirmuar emërimin e Richard Grenellit për të dërgur special të presidentit Trump për dialogun Serbi-Kosovë, vlerëson se Trump kështu shprehi qëllimin për ta emëruar një individ në post kyç në administratën e tij.

    Richard Grenell nga Kalifornia, do të shërbejë njëkohësisht si i dërguar special Presidencial për negociatat paqësore të Serbisë dhe Kosovës, dhe si ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Federale të Gjermanisë, thotë komunikata.

    Richard A. Grenell ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani që nga 8 maji i vitit 2018. Z. Grenell është shkrimtar dhe komentues i politikës së jashtme, dhe ka themeluar firmën ndërkombëtare konsultuese Capitol Media Partners në vitin 2010. Për gati dy dekada ai ka shërbyer si këshilltar kryesor për komunikime për zyrtarët publikë në nivelin federal, shtetëror, lokal dhe ndërkombëtar, si dhe për kompanitë të ranguara në Fortune 200. Z. Grenell është personi që ka shërbyer më së gjati si zëdhënës i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara (2001 – 2008), dhe gjatë kësaj kohe ai ka punuar për katër ambasadorë. Ai ka diplomuar në Evangel University dhe ka magjistruar në fushën e administratës publike në Fakultetin e Qeverisë John F. Kennedy të Universitetit të Harvardit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Trump godet me tarifa këto vende evropiane për shkak të Grenlandës
    • Shqiptari vret me armë gjahu bashkëshortin e të dashurës së tij në Greqi
    • Vazhdon rinumërimi i votave, në QNR shtohet numri i tavolinave
    • I ofroi ryshfet 5 euro policit në kufi, arrestohet i dyshuari
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.