Albin Kurti e ka takuar ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Rasim Demir.
Përfaqësuesi i koalicionit Vakat ka dalur i katërti në Prizren, dhe për Kurtin ky është sukses i madh për ta.
“Koalicioni VAKAT ka korrur rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit. Në Prizren kanë dalë të katërtit, menjëherë pas LVV, PDK e LDK. Në legjislaturën e shtatë do t’i kenë dy deputetë. Me z. Rasim Demirin u takuam sot dhe ia uruam suksesin njëri-tjetrit. Biseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnjak dhe sfidat socio-ekonomike e politiko-institucionale të shtetit të Kosovës e qeverisë sonë të re” shkruan Kurti në Facebook./Indeksonline/