Kandidati për kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti ka mbërritur në Fakultetin Juridik, aty ku dhe do të votojë, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij e vetme, shkruan GazetaBlic.
Ndryshe, për të parin e Kosovës po garojnë Kadri Veseli PDK, Albin Kurti VV, Vjosa Osmani LDK si dhe Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate.
Albin Kurti pas votimit ka folur për media, ku bëri thirrje për dalje të qytetarëve në votim.
“Sot të gjitha pyetjeve u përgjigjet populli, sot nuk ka rëndësi se a je i pasur, a i varfur, a je nga fshati apo nga qyteti, a je i shkolluar apo jo, sot jemi të gjithë njësoj, prandaj unë ju bëj thirrje të gjithëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi unike për nga karakteri e historike për nga pesha, uroj votime te lira. Le te votojmë e le të festojmë. Votimin masiv të sotëm duhet ta shndërrojmë në një festë masive”, tha pas votimit, lideri i VV’së, Albin Kurti./GazetaBlic/