Në magjistralen Gjilan– Ferizaj, përkatësisht në fshatin Bugrigë ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë mbetur të pa jetë dy persona, shkruan Gazeta Metro.
Policia ka konfirmuar se në këtë aksident kanë mbetur të vdekuuur 2 persona, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.
Nuk është bërë e ditur në lidhje me gjendjen shëndetësore të të lënduarve në këtë aksident e as mosha e viktimave.
Ajo që ende nuk është bërë e ditur gjithashtu është fakti i shkaktarit të aksidentit, ndërsa trupat e viktimave janë dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./gazetametro.net