Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i është përgjigjur ish-deputetit të Vetëvendosjes Salih Zyba që të martën kërcënoi Ahmetin me rrëzim nga posti i kryetarit të kryeqytetit dhe tha se “vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti thënë se s’ka synim azil në asnjë shtet e se s’ia ka frikën “kërcënuesve në asnjë rrethanë”.
“Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë. Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh”, ka shkruar ai.