Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK nuk beson se mund të kenë mosmarrëveshje sa i përket ndarjes së pozitave në një bashkëpunim mes tyre.
“S’ka përçarje për postin e Kryeministrit apo se kush cilën ministri do ta marrë”.
“Ende nuk e dimë saktë fituesin ndonëse Albin Kurti ka dalë si triumfues. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë në dy deklarata se duhet pritur që të numërohen të gjitha votat”, ka thënë Abdullahu, njofton Klan Kosova.
“Ende nuk e dimë fituesin dhe përderisa nuk e dimë fituesin sipas një logjike dhe marrëveshjeje paraprake pritet që kush ta ketë Kryeministrin. Nëse është për të pritur duhet të pritet por te pritja nuk do të duhej të kishte prolongime sepse ka indikacione se duhet t’i kryejmë proceset sa më shpejtë”.
Sipas Abdullahut çështja e dialogut me Serbinë mund të jetë pikë problematike mes dy partive që synim kanë krijimin e Qeverisë.
“Kur Ambasadori amerikan, Kossnet ishte te Kurti ai tha në mënyrë të saktë të thuktë se duhet menjëherë të rifillojë dialogu. Kurti i tha se ‘nuk do të vonohemi por nuk do të nxitohemi’. Formulimi i cili vjen nga LVV që e ka thënë Kurti te Ambasadori se ‘nuk kemi pse të nxitojmë’ dhe tjetri formulim është se ‘me rëndësi është se për çfarë do të diskutojmë dhe jo koha’”.
“Është një mospajtim bazik i VV me SHBA. Te VV është qasja se ‘nuk kemi pse të nxitojmë’. LDK me mendësinë e saj dhe përvojën që ka ajo mund të hezitojë m’u këtu që në fillim. Ata nuk do të vononim dhe do t’i qaseshin çështjes së dialogut. Qasja fillestare e Kurtit i çet një dush të ftohtë përpjekjes së Trump përmes letrës na ka dërguar edhe neve dhe Serbisë së duhet të ngutemi. Dialogu mund të jetë problem më shumë sesa ministritë”.