Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    50 vota më shumë në një vendvotim – anëtari i Nismës publikon dëshmi të “manipulimit të votave”

    18/10/2019 | 19:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Isa Xhemajlaj, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një pretendim për manipulim me vota në Drenas.

    Xhemjalaj, që është edhe kryetar i degës së kësaj partie në Drenas, ka publikuar një procesverbal, kur pretendohet se Nisma në një vendvotim kishte 50 vota, derisa në numërimin e parë i ishte shënuar vetëm një votë.

    “Ky është vetëm një shembull nga dhjetëra të tillë se si qëllimshëm dëmtohet Nisma në Drenas. Besoj që Prokuroria duhet t’i intervistojë Komisionerët dhe menaxherin e KKZ-së në Drenas për anshmërinë e tyre politike gjatë zgjedhjeve dhe devijimin e qëllimshëm të vullnetit të qytetarëve”, ka thënë Xhemajlaj.

    Sipas tij, “raste të tilla ka edhe në Abri, Arllat, Nekoc, Komoran dhe shumë qendra tjera votimi”.

    “Kjo dukuri e vjedhjes së votave që po na përcjell në Drenas në të gjitha zgjedhjet Lokale dhe Qendrore duhet të marrë fund”, ka thënë ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.