Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    117 mijë serbë të Kosovës kanë të drejtë vote të dielën e 6 tetorit

    02/10/2019 | 08:54
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dushan Radakoviq, nga Demokracia në Veprim, ka thënë se në veri të Kosovës do të hapen 86 vendvotime, 27 në veri të Mitrovicës, 15 në Zubin Potok, 13 në Zveçan dhe 31 në Leposaviq. Presidenti serb frikëson serbët: “Nëse nuk fiton Lista Serbe do të na i heqin pagat në shkolla e spitale”, shkruan Gazeta “Zëri”.

    Mitrovicë. Rreth 117 mijë votues serbë në Kosovë, të cilët kanë të drejtën e votës më 6 tetor, kanë marrë urdhër nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të votojnë për kandidatët e Listës Serbe.

    Ai u ka thënë medieve në Beograd se nëse nuk fiton Lista Serbe, atëherë do të na i heqin pagat në shkolla e spitale.

    “Mesazhi im është, njerëz serbë, dilni në zgjedhje, dilni në numër sa më të madh, sepse votojmë për qëndrimin dhe për mbetjen tonë në Kosovë, votojmë për qëndresën tonë në vatrat tona, votojmë për pagat serbe në shkolla e spitale, sepse ato do të na i heqin nëse ndodh që të mos kemi të drejtë vote, nëse nuk dëgjohet zëri i Listës Serbe dhe ‘Serbia thërret’, ndërsa unë u lutem njerëzve që të tregojnë përgjegjësi dhe seriozitet. U bëj apel serbëve në Kosovës, refugjatëve, njerëzve që janë dëbuar nga vatrat e tyre, që ta shfrytëzojnë të drejtën e ta votojnë për Listën Serbe”, ka porositur serbët presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.