Kandidati për deputetë nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shpëtim Zhegrova, ka premtuar sot përkrahje për një segment me rëndësi të shoqërisë sonë.
Në takimin e mbajut sot me të rinjë nga Partia Demokratike, Zhegrova është zotuar për përkrahje të pakusht për rininë, duke i rezervuar asaj një rol me rëndësi në zhvillimin e jetës shoqërore, politike e ekonomike.
Zhegrova ka vlerësuar lartë rininë dhe kontributin e saj, duke thënë se rinia është shtyllë e shoqërisë dhe vendit tonë.
“Rinia është shtylla e shoqërisë dhe e vendit. Do të jem gjithmonë krahu i tyre më i fortë. Kosovën e kemi bashkë.” ka shkruar Zhegrova në facebook.

