Një pritje tradicionale është ofruar për kandidatin për deputetë nga Vushtrria në një nga takimet zgjedhore në Maxhunaj të Vushtrrisë.
Siç e do tradita në Vushtrri, Zhegrova është mirërpritur në këtë takim me këngë folklorike, e nuk ka munguas pija për të cilën njihet Vushtrria, “Çaji i Rusit”.
I befasuar me mikëpritjen e ngrohtë ka mbetur edhe kandidati Zhegrova, i cili ka qenë tejet falënderues duke ndarë këto momente në llogarinë e tij të facebook-ut.
“Na pritën me sharki e çaj qysh edhe e do zakoni në Vushtrri. E as përkrahja nuk mungoi në odën e pushkës e pendës tek familja patriotike Krasniqi në Maxhunaj.” ka shkruar Zhegrova në facebook.

