Dega e Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar sot tubim zgjedhor në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë.
Gjatë takimit kandidatët për deputetë nga PDK-ja kanë shpalosur pika programi nga programi qeverisës i Dekadës së Re, ku qytetarë nga ky vend i kanë dhënë përkrahje të fuqishme kandidatëve për deputetë nga Vushtrria.
Ndërsa kandidati për deputet, Shpëtim Zhegrova, ka falënderuar banorë të këtij fshati për mbështetje e palëkundshme për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër, Kadri Veseli.
“Një falenderim të madh këtu në Shtitaricë miqve të mi mbështetës të palëkundur të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kadri Veselit.” ka shkruar Zhegrova në facebook.

