Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ymeri: Paga minimale do të rritet, kështu luftohet varfëria e reduktohet pabarazia

    28/09/2019 | 12:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në konferencën e radhës të mbajtur sot, nënkryetari i PSD-së dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Visar Ymeri, shpalosi propozimin e koalicionit për kalimin nga paga minimale tek ai i pagës për të jetuar.

    Ymeri deklaroi se paga minimale duhet të shndërrohet në instrument që lufton varfërinë dhe rrit barazinë.

    “Paga minimale duhet të shndërrohet në një instrument që e lufton varfërinë dhe rrit barazinë në Kosovë duke përmirësuar pozitën e punëtorëve të sektorit privat që ka mangësi të madhe në të drejtat e punës dhe mënyrën si paguhen e oraret që detyrohen të punojnë ata”, tha Ymeri, duke nënvizuar se niveli i ulët i pagës minimale i prek veçanëisht gratë për shkak të nivelit të lartë të papunësisë dhe llojit të punës që janë të orientuara gratë në ekonominë tonë.

    Ymeri ka veçuar katër pika që koalicioni AAK-PSD do t’i zbatojë për pagën minimale ne qeverisje.

    “Ne kemi katër pika që do t’i zbatojmë menjëherë për pagën minimale. Atë do ta rrisim menjëherë sipas rezolutës, Haradinaj ta shndërrojë në vendim qeveritar. Me propozimin tonë, paga minimale do të aplikohet gjithë të punësuarve të Kosovës në nivel të njëjtë e jo siç është tani, e padrejtë”, shto Ymeri.

    Tutje ai tha se metodologjinë e përcaktimit të pagës minimale duhet përshtatur me qëllimim e saj dhe se kriteri i përcaktimit të pagës minimale të kalojë nga kapaciteti konsumues tek të hyrat e disponueshme për familje.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Personi që raportoi se e keqtrajtoi Policia e Kosovës në veri, denoncoi rrejshëm
    • Bastisje në Vushtrri, policia sekuestron armë dhe municion, një person i ndaluar
    • Vranësira dhe intervale me diell – parashikimi i motit për ditën e premte
    • Arrestohet shtetasi serb për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq
    • Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.